Kombëtare

Lajm fantastik, shërohen të gjithë të infektuarit në këto katër qytete të Shqipërisë

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Nga puna e bërë e mjekëve, rezulton se Mallakastra, Lezha, Rrogozhina dhe Tropoja janë zonat ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Po sipas shifrave të publikuara në coronavirus.al, aktualisht në vendin tonë janë 289 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.