Lajçaku ia thekson Vuçiqit nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes me Kosovën

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Mostar.

Lajçak, mes tjerash thekson se me presidentin serb diskutoi për dialogun dhe për takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët.

“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve si dhe zhvillimet rajonale”, shkroi Lajçak.

“Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”.

Përndryshe, Vuçiq, ka thënë se biseda me emisarin e BE-së së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qenë e vështirë edhe për Kosovën, por edhe për Republikën Srëpska.

Go to TOP