Kosova

Lajçak telefonon Osmanin, Hazirin dhe Limajn: Flasin rreth dialogut

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin, nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Hazirin si dhe me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Lajçak me tre politikanët kosovarë ka biseduar rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe situatës në Kosovë.

“Po vazhdoj afrimin tim me rajonin. Kam folur me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn sot. Patëm biseda konstruktive rreth përgatitjeve për vazhdimin e dialogut dhe sitautës në Kosovë. Ai ka thënë se mezi pret të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.