Lajçak sot viziton Beogradin, takohet me Vuçiqin

Emisari për dialogun i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sot do të jetë për vizitë në Serbi.

Ai do të takohet nga ora 11:00 me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak pati vizitë në Kosovë javën e kaluar ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe liderët opozitarë.

Kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit do të takohen këtë të enjte në Bruksel.

Go to TOP