Kosova

Lajçak: Kontesti Kosovë –Serbi më i lehtë se ndryshimi i emrit të Maqedonisë

Ministri i Punëve të jashtme i Sllovakisë Miroslav Lajçak thekson se e vetmja zgjidhje për kontestin Kosovë –Serbi është dialogu, porse, sipas tij, taksa e vënë nga Kosova për mallrat e Serbisë ka frenuar bisedimet, transmeton Koha.net.

“Mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ë bëjë çdo gjë që ai të ndodhë”, ka thënë Lajçak për televizionin austriak ORF.

Lajçak mendon se Kosova nuk është problem aq i vështirë dhe mund të zgjidhet, ndërsa shton se Kosova është gjithsesi problem më i lehtë se sa ndërrimi i emrit si në rastin e Maqedonisë së Veriut.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483