Kombëtare

Laboratori i Drenasit, pa pajisje – banorët detyrohen të kryejnë analiza në ordinanca private

Ky aparat që përdoret për analizat hematologjike në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, tash e disa kohë është jashtë funksionit.

Për këtë, qytetarët që marrin shërbime në këtë institucion, detyrohen që t’u drejtohen laboratorëve privatë dhe të paguajnë më shtrenjtë, raporton KTV.

Çmimet në laboratorë privatë, sipas qytetarëve, janë të larta.

Të gjitha këto ankesa të qytetarëve, udhëheqësi i këtij institucioni parësor shëndetësor i quajti të arsyeshme dhe tha se faj kanë procedurat e prokurimit.

Në Komunën e Drenasit thonë se janë duke u marrë me këtë çështje.

Sipas Dobrës, Ministria e Shëndetësisë ia ka ndarë 90 mijë euro për këtë Qendrës së mjekësisë familjare, 50 mijë prej të cilave janë për pajisje në laboratorë.

Përveç mungesës së mjeteve për analiza, pacientët thonë se mjekët po e zgjasin kohën e pauzës, duke krijuar tollovi.

Ata thonë se institucionet përgjegjëse duhet të merren me mosrespektimin e orarit nga stafi mjekësor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.