Kosova

Labinot Tahiri në prag të largimit nga AKR – “Nuk flas me Behgjet Pacollin dhe veprimet e mia në Kuvend do ju habisin”

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka hedhur akzua të rënda ndaj drejtuesve të kësaj partie.

Përmes një shkrimi në facebook, Tahiri ka thënë se nuk ka kontakte me kryetarin e partisë, Behgjet Pacolli, teksa ka thënë se ha hequr dorë nga kandidimi për kryetar të degës së AKR-së në Ferizaj.

Madje, ai thtoë se e kanë përjashtuar nga strukturat e partisë në këtë degë.
Përtej kësaj, Labinot Tahiri, i njohur si Labi ka paralajmëruar diçka të madhe, duke thënë se veprimet e tij si deputet i Kuvendit “do ju habisin”.

Postimi i plotë:

Labinot Tahiri1

Përshëndetje!

Sqarim lidhur me Akr-në dega në Ferizaj!

Pikë së pari, meqenëse qendra ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetarë të degëve në të gjitha pjesët e vendit edhe unë në munges të kontaktëve me Presidentin Behgjet Pacolli, me të cilin nuk kem kontakte! Pastaj me propozim të qendres dhe insistimin e kolegëve të mi deputetë nga partia, siç është edhe Islam Pacolli, e që më thanë se është e nevojshme qe në secilen degë të ketë zgjedhje per kryetarë kuptova që ashtu…Shiko më shumë

Përshëndetje!

Sqarim lidhur me Akr-në dega në Ferizaj!

Pikë së pari, meqenëse qendra ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetarë të degëve në të gjitha pjesët e vendit edhe unë në munges të kontaktëve me Presidentin Behgjet Pacolli, me të cilin nuk kem kontakte! Pastaj me propozim të qendres dhe insistimin e kolegëve të mi deputetë nga partia, siç është edhe Islam Pacolli, e që më thanë se është e nevojshme qe në secilen degë të ketë zgjedhje per kryetarë kuptova që ashtu edhe duhet vepruar, andaj:

Unë nga sot e konsideroj të hapur garën dhe shpall zgjedhjet në AKR-në e Ferizajit !
Pra kryesia më e konsiliduar që ishte dhe më unikja në këtë parti qendra Ferizaj e cila futi në Qeveri Akr-në me vendosmerinë time,, tani më është e shpërbërë nga strukturat e saj.

Gara është e hapur, pa presione dhe me sistem totalisht demokratik, ka të drejtë të garojë secili qe mendon se mund ta udhëheqë mirë partinë në qytetin e Ferizajt, dhe që partia të ia sheh hajrin ashtu siq ndodhi me ne…!

Por, unë, Labinot Tahiri( Deputeti) më nuk do jem kandidat për kryetar të AKR-sē në Ferizaj.

Shkak për këtë janë skenaret e dobëta dhe dashakeqe për partinë dhe këto s’kanë kaluar pa u vënë re por që asnjehere nuk kam pranuar të luhet me degen tonë deri në këto rrethana, dhe nuk bëhëm pjese e tyre !

Unë nuk kam hyrë në këtë rrugë për të zhgenjyer simpatizantët , të rinjtë e të rejat apo qytetarēt që më votuan, përkundrazi , falenderimi im është të distancohem nga skenaret e ulëta dhe të punojmë pa ndalë në arritjen e synimeve dhe premtimeve që kemi dhënë.
Gabime mund të kenë ndodhur por asnjëherë me dashje!

Ndryshimet e tjera në rrugëtimin tim si deputet, ku me vete ju kam dhe juve, do të ndodhin në Kuvend!
Pastaj dhe veprimet e tjera që do të ju habisin!

Mos dyshoni në mua sepse jam vetvetja nuk ndryshoj nga postet, siq ndryshojnë shumē të tjerë. Atë qē e them dhe do e bëj!!!

Hajde urime ju qoft!

Faleminderit, AKR-së së

Faleminderit Behgjet Pacolli!