Show Biz

Labinot Tahiri lanson këngën “Jeto në mua” me motrën e tij, Sarandën

Labinot Tahiri-Labi është njëri nga këngëtar e zhanrit popullor, që pëlqehet mjaft shumë nga audienca.

Ditë më parë ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të lansojë projektin e ri muzikor.

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtari ka lajmëruar 156 mijë ndjekësit se kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat digjitale.

“Dëgjim të këndshëm dhe faleminderit për sugjerimin që me keni dhënë qe sa kohë që unë dhe Saranda ta kemi një këngë!”, ka shkruar ai në përshkrim.

Për instrumentalin dhe tekstin kësaj radhë është përkujdesur Valon Biba, kurse për klip ka punuar Martir Ismajli.

View this post on Instagram

Tê dashur dëgjues të këngêve tona, ju ata qê u rritêt, e kryet maturat, dasmat dhe mbrëmjet me mua! Tani i erdhi koha i një dueti të shumë pritur nga unë dhe motra ime SARANDA( gurbetqarja) 😢 Diasporë e dashur dhe ju qytetarë, e keni dhe do ta degjoni një këngë të mrekullueshme, ku ashtu në këtë këngë kam nxjerrur favorite vajzat! Nesër do ta keni nëpër shtëpitë dhe veturat e juaja, ekrane televizive dhe youtube! Kjo këngë editohet nga Eurolindi! Kënga është shkruar dhe kompozuar nga Valon Biba dhe Valdrini! Një supër këngë. ME DASHURI LABI DHE SARANDA-KOSOVË E SHQIPËRISË. Nesër në ora 18:00, do jenë dy zëra VËLLA E MOTËR ME KENGË TË RE. Tetor 2020 @saranda_tahiri_derguti

A post shared by Labinot Tahiri FKSH✨ (@labinottahiriofficial) on

Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Jeto në mua” është pritur mjaft mirë nga fansat.