Show Biz

Labi uron babanë e tij për ditëlindje, gjithmonë krenarë me ty

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i komentuar në faqet rozë.

Ai po vazhdon të jetë i tillë akoma falë postimeve dhe angazhimit të tij të madh që ka në rrjetet sociale.

Ditën e sotme (e martë), i njëjti i ka bërë një dedikim emocional babait të tij me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit.

Ky është postimi i plotë i artistit Tahiri (pa ndërhyrje):

“Baba Islam!

Urime pensionimin dhe ditëlindjen tënde.

Krenarë me ty pêr aq mundesi të jetës që na i dhurove neve si fëmijë.

Baba Islam , të jam mirënjohës tërë jetën kur me the në vitin 1999 , kthehu Lab se dhe këtu ka jetë të mirë. Ta pash hajrin bab ty e tërë popullit tim!

Qofshim faqebardh si ti bab, dhe paq shëndetin e jetên e gjatë!

Të duam,

Labi, Saranda, Ena, Miloti dhe mbarë familja e miqët tanë”.

Ndryshe, Labi prej disa ditësh ka shijuar pushimet me familjen në jug të Shqipërisë teksa do të fillojë të këndojë edhe në Ulqin.

Në Kosovë ndërkohë akoma nuk është marrë një vendim final rreth dasmave apo mbrëmjeve muzikore, edhe pse nesër pritet të startojnë disa prej tyre. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.