KULTURË

Labi kujton një moment kur ka kënduar me Ismet Pejën: Vepra dhe arti i bacës Ismet nuk do të vdesin kurrë

Labinot Tahiri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ismet Pejës.

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqipe, Ismet Peja, ka ndërruar jetë sot në moshën 83-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Lajmin e trishtë e dha djali i tij Visari i cili ka pranuar ngushëllime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e simpatizantë të muzikës shqipe.

Ismet Peja u kujtua edhe nga emra të njohur të ekranit, ndër ta Labinot Tahiri i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka ndarë një nga momentet kur ka kënduar së bashku me të.

“Vepra dhe arti i Bacës Ismet nuk do të vdesin kurrê! Isha me fat që e kisha një pêrkrahje të veqant nga lengjenda e Muzikës popullore shqiptare! Familje e nderuar Peja, Visar , qytetarë të Gjakovës dhe ju shqiptarë që jetuat jetën me këngët e tij! ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për Bacën Ismet! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Labi Kosovë e Shqipërisë!”, ka shkruar Labi.