ROZË

Labi i thotë gruas “më deshe edhe kur skisha lekë”

Këngëtari dhe Deputeti i Kosoves, Labinot Tahiri- Labi ia thur mesazh romantik e emocional gruas së tij, Hanës.

Çifti së bashku kanë tre fëmijë dhe jetojnë një martesë të lumtur. Dhe Labi i kushtoi një mesazh emocional gruas së tij duke falenderuar se e ka pasur gjithnjë mbështetje dhe shtyllë, edhe atëherë kur ky i fundi nuk kishte para në xhep, shkruan Kosova.info.

“Qëndrueshmëria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat më vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë si familje, kjo u bë se deshti Zoti, dhe ti më deshte edhe kur nuk kisha lekë. Prandaj isha edhe jam shërbëtori yt sikurse i shumë njerëzve, i pandryshuar asnjëherë edhe kur bëra karrierë, edhe kur bëmë pak lekë. Edhe sikurse të mos kemi nesër, humanizmin e kemi dhe i takojmë të dy, se sa km dhënë unë në jetë, ke dhënë edhe ti. Ne nuk ndryshuam dhe jemi një”, janë fjalët e Labit.

Sa i përket aktiviteteve të tij si deputet ai është mjaft aktiv ndërsa në muzikë ka kohë që nuk ka publikuar këngë. Si një nga projektet e fundit të Labit, është bashkëpunimi me Ramadan Krasniqi- Danin, kënga e cila u quajtë ” Falem” dhe u mirëprit nga publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.