Kosova

Abdixhiku takohet virtualisht me Wieland, flasin për zhvillimet politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

z. Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane. 

Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi. 

Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare. /Kosova.info/