SPORT

Kyrie Irving dedikim për vdekjen e “mësuesit” të tij, Kobe Bryant

Kyrie Irving dëshironte që brohoritjet të ishin më të zhurmshme. Përderisa po kalonin sekondat e fundit të ndeshjes mes Brooklyn Nets dhe Detroit Pistons, tifozët filluan të thërrisnin “Ko-be Bry-ant”, Irving i ngriti krahët lart për t’iu kërkuar atyre të brohorisnin me më shumë zë.

Fitorja 125:115 e Nets ishte ndeshja e parë që Irving e luajti që nga vdekja e Kobe Bryant të dielën, Nets e pati një ndeshje në Madison Square Garden kundër Neë York Knicks të dielën në mbrëmje, mirëpo Irvingu mungoi në atë ndeshje pasi ishte duke e vuajtur vdekjen e Bryant.

“Aty në fushë, unë s’jam i vetmi që po vuaja”, tha Irving, pas përballjes të së mërkurës, teksa fliste për herë të parë për vdekjen e Bryant.

“Nuk dua ta bëj këtë të gjithën për mua dhe për lidhjen time me Bryant sepse të gjithë kemi pasur marrëdhënie shumë të fuqishme me të”.

Megjithatë, Irvingu ishte ai që e kishte më të afërt Bryantin, të cilin madje e konsideronte si mësues të vet.

“Kur studenti të jetë gati, mësuesi do të shfaqet. Kisha marrëdhënie si me mësues me të. Isha në gjendje t’i kërkoja çfarëdo. Sado që stresohesha dhe frikësohesha, ai ishte gjithmonë i lehtë për t’iu qasur”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483