ROZË

Kylie ndan disa foto me ndjekësit dhe të gjithë sytë tek unaza e saj me diamant

Kylie Jenner padyshim ngelet një nga femrat më të përfolura aktualisht në të gjithë botën.

Duke qenë se ka shume ndjekës në Instagram, ajo përpiqet ti mbajë ato aktivë përmes postimeve të ndryshme, shkruan Daily Mail.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se po feston pesë vjetorin e themelimit të kompanisë së saj, që prodhon produkte të bukurisë.

“Wow, faleminderit të gjithë ju që më keni mbështetur gjatë këtyre viteve”, është shprehur ajo.

Por, në këtë fotografi, vëmendjen më të madhe e mori unaza e a saj me diamant, e cila për hirë të së vërtetes shkëlqente më shumë se Kylie.