Show Biz

Kylie Jenner shkëlqeu me veshjen e fundit

Kylie Jenner vazhdon të modelojë nga shtëpia me veshje nga garderoba e saj që janë për t’u patur zili. Ajo pozoi me një veshje të Versaces.

Crop top-i që mbante veshur Kylie kushton 2.800 $. Është një veshje shumëngjyrëshe që përfshin, rozën neoni në njërën anë dhe jeshile neoni në anën tjetër. Printimi ikonik i Versaces përfundon me një rrip me markë argjendi.

Kylie e shoqëroi pjesën e sipërme të mrekullueshme me xhinse të bardha dhe mbajti një çantë Louis Vuitton Dalmatian Pochette 1,990 dollarë. Por në disa artikuj, ajo tregoi që fansat e saj mund t’i përballojnë këto veshje.