Life Style - Funny

Kylie Jenner pozon brenda rezidencës 36.5 milionë dollarëshe që sapo ka blerë… Bomba!

Jo vetëm që nuk ngjan me një shtëpi, por hapësira prej 1430 metrash katrore është faturuar si një “kompleks turistik”.

Kështu shkruan TMZ për shtëpinë më të re të miliarderes 22-vjeçare.

Kylie Jenner sapo është bërë pronarja e një residence në Holmby Hills, LA, që vlen plot 36,5 milionë dollarë.TMZ shkruan se tashmë 22-vjeçarja po largohet nga shtëpia e saj në Calabasas, dhe ka vendosur të qëndrojë në një nga lagjet më magjepsëse të Los Angeles.

Ndërkaq, bukuroshja tashmë ka publikuar fotografitë e para nga rezidenca e re.

Me shtatë dhoma gjumi dhe 14 tualete, shtëpia ka shumë hapësirë për Kylie-n dhe vajzën Stormi Webster.

Bare, dhoma lojrash, një palestër dhe një zonë e gjërë sportive, si dhe fushë basketbolli, të gjitha këto ambiente u japin nënë e bijë shumë mënyra për të kaluar kohën e tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.