Pas Infantinos e Boban/ Edhe ky zyrtar i lartë i FIBA -së, viziton Kosovën

Pas Gianni Infantinos dhe Zvonimir Bobanit, në Kosovë do të zbarojë edhe një fytyrë tjetër e rëndësishme për sportin ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për sekretarin e përgjithshëm të FIBA-s, Andreas Zagklis, që do të vijë në vendin tonë me 5 dhe 6 tetor.

Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor, në Mitrovicë.

Të enjten ai do të takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga ora 14:30 në hotelin “Sheraton”.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës gjithashtu do të takohet me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama (7 tetor nga ora 10:00 në Komunën e Prishtinës) dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku (7 tetor nga ora 11:00 në MKRS).

Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.

Kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës në Kosovë, duke treguar mbështetjen e madhe për basketbollin e Kosovës.

Go to TOP