Bota

“Ky virus i mallkuar do të kalojë. Jeta do të kthehet dalëngadalë në normalitet, por babain tim mua s’do ma kthejë askush mbrapsht”

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Një nga vdekjet që po e vuan më së shumti këtë situatë, është Itali, kjo edhe për shkak të humbjeve të shumta të jetëve.

Raffaella, një vajzë në Itali tregon mes dhimbjesh historinë e humbjes së babait të saj nga virusi vdekjeprurës.

“Ky virus i mallkuar do të kalojë. Jeta do të kthehet dalëngadalë në normalitet, por babain tim mua s’do ma kthejë askush mbrapsht.

Nuk e dimë kur dhe si do të vdesim, po unë vdiqa dje bashkë me të.

Ky virus i izolon njerëzit, vdesin të vetëm të mbytur pa dashurinë e të dashurve, ky virus nuk jep të drejtën e një funerali dhe ua heq dinjitetin qënieve njerëzore, ky virus m…. më mori dashurinë më të madhe të jetës time.

Nuk është e drejtë, do të kisha dashur vetëm t’i mbaja doren, siç bëra me mamin para një viti, do të doja vetëm të kisha qenë personi i fundit që të shihte, nuk mund të vdiqet kështu”. Raffaella.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.