Bota

Ky shtet i fuqishёm fiton betejën me koronavirusin

Teksa koronavirusi goditi Wuhanin në fund të dhjetorit të vitit 2019, Kina ndërtoi 14 spitale të improvizuara në kohë rekord për të trajtuar pacientët e shumtë të infektuar.

Pas më shumë se 2 muajsh situata duket se po stabilizohet, me rënien e numrit të të infektuarve për ditë. Dy spitalet e fundit në provincën Hubei janë vendosur të mbyllen, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Të 14 spitalet u ndërtuan posaçërisht për t’u marrë me shpërthimin e koronavirusit dhe kryesisht trajtoheshin pacientë me simptoma të buta. Përgjatë janarit dhe shkurtit, zyrtarët lokalë të shëndetit shndërruan objektet publike, siç janë stadiumet sportive dhe sallat e ekspozitës në spitale.

”Tashmë këto vende po mbyllen pasi numri i pacientëve Covid-19 vazhdoi të bjerë në qytet,” njoftoi Xinhua.

Sot kishte vetëm 19 raste të reja të raportuara në territorin e Kinës, 17 prej tyre ishin në Wuhan, dhe 2 të tjera të importuara nga jashtë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, gjithsej 59,897 pacientë janë shëruar në të gjithë vendin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.