Kosova

Ky është ‘skenari’ i frikshëm i Ivica Daçiqit për Kosovën

Prof. dr. Binak Maxharraj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se deklarata e Ivica Daçiq së ai ka kritikuar BE-në se pse kjo e fundit nuk po ia heq vizat Kosovës nuk është aspak befasuese.

Sipas Maxharrajt, qëllimi i Daçiqit dhe Serbisë është që shteti i Kosovës të mbetet pa shqiptarë.

“Serbia dhe Daçiq e përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën thjeshtë sepse ata e deshirojnë Kosovën pa shqiptar. Kjo është strategji shekullore e tyre, për këtë janë bë projekte të shumta”, ka deklaruar Maxharraj.

Ja shkrimi i tij:

VICA DAÇIQ NUK KA BEFASUAR ASGJË PËR KOSOVËN?!

Deklarata e Ivica Daçiq së ai ka kritikuar BE se pse ajo nuk po ia heq vizat Kosovës nuk është aspak befasuese.Nuk,është hera e parë që Daçiq thotë së Serbia e përkrah heqjën e vizave për qytetarët e Kosovës.

Por,një gjë duhet dijtë se BE nuk i ka bërë liberalizimin e vizave deri më tani është se Kosova nuk e lufton korruocionin në asnjë nivel, sespse korrupcioni nuk luftohet më njërëz të korruptuar.E dhamë edhe Çakorrin për viza,por s’bëri punë,
na thanë luftojeni korrupcionin.

Do të ishtë befasuese sikur Daçiq dhe Vuçiq të mos lobonin për çnjohjet për Kosovën,do të ishte befasuese sikurse Daçiq të mos e pengonte Kosovën në antarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar,etj.

Por nuk është befasuese se ai po e kritikojka BE se pse nuk po i liberalizon vizat për Kosovën.

Serbia dhe Daçiq e përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën thjeshtë sepse ata e deshirojnë Kosovën pa shqiptar.
Kjo është strategji shekullore e tyre,për këte janë ba projekte dhe shqiolajetes,e të shumëta.Nuk është rastesi se sot vetem në Turqi jetojnë mbi 5 milion shqiptar te çveshur nga çdo gjë kombëtare.

Mu për këtë aresye Daçiqit i vije keq se pse nuk po liberalizohën vizat për Kosovën,sepse në liberalizimin e vizave ai e shehë shprazjen e Kosovës nga shqiptarët.Por,Kosova edhe pa liberalizimin e vizave po shprazet.Vetem pas luftes Kosovlën e kanë leshua mbi 250 mijë shqiptar për shkak të kushteve të këqija për jetes,të pamundesisë për të gjetë punë,etj.