SPORT

Ky është rezultati përfundimtar i derbit të Londrës

Tottenahm dhe Arsenal ishte kryendeshja e javës së 29 në Premier  Ligën angleze.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ ka përfunduar barazim 1:1.

Një kundërsulm i shpejtë i nisur solli epërsinë e Arsenalit, që shënoi për 0-1 me anë të Ramseyt në minutën e 16’.

Harry Kane barazoi në minutën e 74’, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Arsenal pati mundësi të mirë për të shënuar golin e fitores në minutën e 90’, por Pierre Emerick Aubamyang dështoi të mposhte portierin Hugo Lloris.

Me këtë rezultat, Tottenham mbetet në vendin e tretë me 61 pikë, ndërsa Arsenal në vendin e katërt me 56 pikë.