Kosova

Ky është personi që do ta ndërmjetësoj koalicionin VV-LDK

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë – Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova pritet të jetë sot prezentë në takimin që do të zhvillohet mes Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Personi kryesor që sot pritet të ndërmjetësoj në koalicionin mes VV-së e LDK-së është njeriu më ndikim të madh në politiken e Kosovës dhe është fjala për Nataliya Apostolova. Ajo shpesh herë ka qenë edhe kritika ndaj zyrtareve politikë ne vend derisa haptas ka thënë se Kosova duhet të bëjë më shumë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Apostolova bashkë me prezencën e ambasadorëve të QUINT-it sot do jenë pjesëmarrës në takimin mes vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ani pse është thënë se do ë jenë vetëm vëzhgues, por një gjë të tillë pak kush beson. Ndikimi i tyre mund të jetë i madhe dhe pritet që këta të jenë edhe ndërmjetësuesit kryesor për koalicionin e shumë pritur VV-LDK.

Kujtojmë se takimi i radhës në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është caktuar për në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës.