SPORT

Ky është objektivi i ardhshëm i Guardiolas me Cityn

Pep Guardiola e di se dominimi i Manchester Cityt në futbollin anglez nuk do të vlejë nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Manchester City e kompletoi triumfin e trefishtë në Angli të shtunën pas fitores 6:0 në finalen e Kupës FA ndaj Watfordit, derisa më herët kishin fituar Premierligën dhe Kupën Carabao.

Tani, Guardiola kërkon nga ekipi i tij që të arrijë sukses në Evropë.

“E kam thënë më herët se e di që në fund ne do të gjykohemi nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve. E di se derisa ta bëjmë këtë gjë nuk do të jetë mjaftueshëm”, deklaroi Guardiola, i cili është pjesë e klubit anglez që prej verës së vitit 2016.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483