Bota

Ky është numri të i infektuarve me COVDI -19 në botë

Numri i rasteve të prekura me koronavirus në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë të shtunën, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Amerika Latine ka raportuar 50,000 viktima nga ky virus, raporton Reuters, transmeton Kosova.info.

Shtetet si Brazili, Kili dhe Meksika, janë duke u përpjekur të ndalin hovin e përhapjes më të madhe të virusit, i cili shpërtheu në Kinë në shkurt para se të përhapej në masë të madhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Virusi COVID-19 që prek organet respiratore, ka marrë jetërat e 360,000 personave në botë, e që numri pritet të jetë edhe më i madh për shkak se testimet po vazhdojnë.

Rastet e para u shënuan në Vuhan të Kinës më 10 janar, ndërsa deri më 1 prill, bota arrti 1 milion raste të prekura.

Përkundër rritjes së vazhdueshme të të infekruarve, shumë shtete janë duke hapur shkollat dhe vendet e punës, pas shumë javëve në izolim për të parandaluar përhapjen, por që ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483