
Rreth 550 mijë qytetarë nga i gjithë vendi u janë drejtuar kutive të votimit deri në orën 15:00.
Sipas statistikave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, komunat me dalje më të madhe të qytetarëve në votime janë Shtërpca, Zveçani, Novobërda dhe Leposaviqi. Më më pak disponim për të votuar ka pasur në Dragash e Gjakovë.
Numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje është 1 milionë e 937 mijë e 868. Deri tash kanë votuar 554.750 qytetarë.



add a comment