Rajoni

Ky është numri i rasteve të reja të infektuarve me Koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.264 teste, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja me Koronavirus, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Në Tetovë – 13, Shkup – 12, Veles – 3, Gostivar, Prilep dhe Strumicë nga 2, Ohër, Sveti Nikollë dhe Dellçevë nga 1.

Nga MSH thonë se sot nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.054, numri i pacientëve të shëruar është 150.273, numri i vdekjeve është 5.489, ndërsa numri i rasteve aktive është 292.