Ky është numri i rasteve aktive me Koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 9 persona.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 44 testime prej të cilave 2 person kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas raportit të fundit, nuk ka asnjë person të vdekur dhe gjithashtu nuk ka pasur asnjë person të shërua.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.837 doza të vaksinës anti Covid, kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 10 persona, njofton MSh.

Go to TOP