Bota

Ky është numri i infektuarve me koronavirus në Evropë?

Evropa kaloi pragun e tre milionë personave të infektuar me coronavirus ndërsa përparimi i epidemisë është shqetësues, veçanërisht në kontinentin amerikan, por edhe në Azi dhe Australi, kështu që shumë vende po forcojnë masat sanitare.

Një total prej 627,307 njerëz nga më shumë se 15 milionë të infektuar kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën, sipas France Presse.,transmeton Kosova.info.

Situata në kontinentin amerikan veçanërisht është shqetësuese, veçanërisht në jug. Pragu i katër milionë të infektuarve është kapërcyer në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe më shumë se 2.2 milionë të infektuar janë regjistruar në Brazil.

Në Evropë, eurodeputetët kërcënuan se nuk do të miratojnë marrëveshjen e arritur të krerëve të shteteve për buxhetin shtatëvjeçar nëse nuk “përmirësohet”, ndërsa 3.007.088 raste të infektuar me COVID-19 dhe 206.714 vdekje u raportuan zyrtarisht në kontinentin e vjetër, transmeton Telegrafi.

Në Australi, e cila deri më tani ka arritur të përmbajë epideminë, shteti i Victorias ka regjistruar 422 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Rreth 10 milionë banorë të Tokios janë ftuar të qëndrojnë në shtëpi që nga e enjtja, dita e parë e një fundjave të gjatë në Japoni shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve.

Në Indi, autoritetet kanë anuluar pelegrinazhin vjetor Hindu Amaranth, për herë të parë në më shumë se njëqind vjet.

Në Afrikën e Jugut, ka pasur një rritje prej 60 për qind të numrit të vdekjeve natyrore javët e fundit, dhe ekspertët besojnë se numri i vdekjeve të lidhura me coronavirusin është dukshëm më i lartë se statistikat zyrtare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.