Kosova

Ky është kandidati i parë i VV-së që zyrtarisht merr besimin e degës për deputet

Arbër Rexhaj është ndër kandidatët e parë të Vetëvendosjes që ka marrë besimin të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka njoftuar se aktivistët dhe delegatët e VV-së në Prizren kanë votuar për kandidaturën e tij.

Njoftimi i plotë:

Falenderoj aktivistët dhe delegatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren të cilët sot më votuan duke më nominuar si kandidat për këto zgjedhje parlamentare.

Falemnderës juve, të cilët ma mundësuat që t’ua zgjas dorën qytetarëve për të kërkuar mbështetjen e tyre drejt Fitores sonë të Madhe.

Na priftë e mbara!