Kombëtare

Ky është i riu që humbi jetën mbrëmë në aksident në Klinë

Armend Rexhepi nga Drenoci i Klinës është viktima nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus të gjithë me targa vendore.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident.

Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë .

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.