SPORT

Ky është futbollisti i ri, i cili do t’i bashkohet Kosovës

Ibrahim Dresheviq më në fund i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, ka marrë sot edhe zyrtarisht lejen e FIFA-s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë, konfirmon Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Presidenti Ademi falënderon edhe institucionet shtetërore që përshpejtuan dukshëm procedurat për pajisjen e Ibrahimit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur.

Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit.

Dreshevic u afrua në Përfaqësuesen e Kosovës në grumbullimin e fundit me selektorin Bernard Challandes, por që nuk pati minuta në dispozicion për shkak të mos rregullimit të dokumentacionit me kohë.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//thaudray.com/4/3473483