Kosova

Ky është aksioni i PSD-së te ministria e Arben Vitisë

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion pranë objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes këtij aksioni kjo parti politike ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ata pranë hyrjes së objektit e kanë dërguar një vaksinë e ku shkruan dorëheqje.

Kjo pas dështimit të Qeverisë për blerjen e vaksinave kundër Covid-19.

Nol Nushin, nga kjo parti tha se me këtë vaksinë, Vitisë i kanë dërguar ilaçin e dorëheqjes.

“Numri i vaksinave që qeveria e Kosovës ka blerë është ZERO . Pra bash asnjë vaksinë nuk e kemi të blerë . Prandaj , sot po ia japim ministrit Vitia , apo Dr. Hipokritit dozën e parë të vaksinës me ilaçin e dorëheqjes . Kanë thënë që pandeminë e kanë prioritet mbi prioritete dhe që deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 % e popullsisë . Sot jemi dëshmitarë që as vaksinat e faluara nuk kanë mundur t’i menaxhojnë si duhet . Tempoja e vaksinimit është tepër e ngadalshme dhe shumë burokratike . Me këtë ritëm nuk ka asnjë gjasë që synimet të arrihen”, ka thënë ai.

Poashtu, Nushi tha se sot ishte vet dëshmitar i radhëve të gjata që janë krijuar pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, për vaksinim.

“Sot isha personalisht dëshmitar i radhëve të gjata dhe komplikimeve burokratike te qendra e vaksinimit . Ndërkohë që nuk kemi vaksina , masat e çuditshme vazhdojnë të funksionojnë . Dje ishim dëshimtarë që në iftarin që shtroi presidentja , u shkelën rregullat e vendosura nga kjo qeveri . Për shkelje të tilla dhe të tjera , tashmë janë shqiptuar më shumë se 200.000 gjoba kostoja e të cilave kap milionat”, ka thënë më tutje ai.

“ Peticioni # 412100X Ende nuk dijmë asgjë për kontratën me Pfizer . I kuptojmë çështjet e konfidencialitetit , por nuk është më i rëndësishme burokracia se jetët e njerëzve . Qytetarët kanë nevojë për informacion sepse jemi i vendi i fundit në listë për numrin e të vaksinuarve . Ministri Vitia ka përgjegjësi të drejtëpërdrejt . I njëjti ka organizuar grumbullime të mijëra njerëzve në pikun e pandemisë , e poashtu i njëjti ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore ku nuk u respektua asnjë masë . Pasjojat e këtyre veprimeve ishin fatale . Fushata Sot poi a japim dozën e parë . Në rast se nuk bindet të japë dorëheqje , ditëve në vazhdim do t’ia shtojmë dozën . Mindili në setër nuk mund ta shpëtojë nga papërgjegjësia”, deklaroi Nushi./Express/