Kosova

Ky do të jetë kanditati i LDK-së për kryetar të Obiliqit

Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta ketë kandidat për kryetar të Obiliq Mehmet Krasniqin.

Vetë Krasniqi, ka kumtuar lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Zotohem që këtë besim do ta përkthejmë në unitet të fuqishëm me qytetarët që komuna e jonë të ketë mirëqenie e zhvillim pasi i ka të gjitha mundësitë e nevojshme për këtë”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Obiliqi, qeveriset nga Xhafer Gashi i cili zgjedhjet i kishte fituar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, në votimet nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i fitojë mbi 50 për qind të votave në këtë komunë.