Kuvendi sot mban seancë solemne për Betejën e Kosharës

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne.

Seanca e cila pritet të nis nga ora 10:00 do t’i kushtohet 25-vjetorit të Betejës së lavdishme të Kosharës.

Kjo betejë kundër forcave ushtarake të Serbisë nisi më 9 prill, e cila ishte ndër më të suksesshmet.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një luftë të ashpër ndaj aparatit pushtues të Sllobodan Millosheviqit, duke korrur një fitore të madhe, atë të thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri.

Nga luftimet me forcat serbe ranë dëshmorë 114 ushtarë të UÇK-së, me në krye Agim Ramadanin, i cili ra në altarin e lirisë më 11 prill 1999-të.

Go to TOP