Kombëtare

Kuvendi miraton nismën e kryetarit Jashari, për bashkëpunim ndërkomunal me Drenasin

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kreu vrasjen në kazino në Lipjan.

Kuvendi Komunal i Skenderajt sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, ku anëtarët kanë miratuar nismën e kryetarit z.Bekim Jashari, për bashkëpunim ndërkomunal në mes të Komunës së Skenderajt dhe asaj të Drenasit.

Kryetari Jashari, në paraqitjen e tij, ka thënë se kjo nismë për bashkëpunim ndërkomunal me komunën e Skenderajt, hapë rrugë për të aplikuar për projekte të ndryshme Infrastrukturore, të cilat projekte financohen vetëm me rastin e miratimit të kësaj nisme.

“Pas miratimit të nismës për bashkëpunim ndër komunal, komunat e hyra në bashkëpunim kanë mundësinë që të aplikojnë bashkërisht për projekte të ndryshme më interes të përbashkët.

Vlen të theksohet se pas miratimit të kësaj nisme do të aplikohet për projekte infrastrukturore, pastaj do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes dy komunave, dhe ajo marrëveshje do të jetë për aprovim prapë në dy kuvendet e komunave të hyra në bashkëpunim.

Të nderuar asamblistë, kërkoj nga ana juaj që të miratoni nismën time për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me komunën e Skenderajt, me të vetmin qellim sjellja e investime në komunën tonë përmes formës së bashkëpunimit ashtu siç e parasheh legjislacioni i lartcekur”, ka thënë kryetari Jashari, transmeton Kosova.info.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.