OPINION

Kuvendi i Lezhës i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut ishte Simbol i Bashkimit

Shkruan: Erald SELCA

576 Vite nga Kuvendi i Lezhës, i organizuar ideuar drejtuar nga Kryetrimi Kryeheroi Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe prijësit e kohës .

Ky organizim kombëtar ishte unitet i çeliktë kombëtar dhe grusht për armiqët tanë të shumtë.

Ishte unitet në çdo fushë me besa -besë fal gjenialitetit largëpamësisë së Kryeheroit Kombëtar Mbretit Skënderbe i cili bashkoi krerët e vendit tonë për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve .

Pas vdekjes së babait të Kombit , Gjeneralit të Gjeneralëve Skënderbeut kësaj figure madhore kombëtare , botërore kombit tonë i mungon uniteti për çeshtjet madhore kombëtare e kjo gjë duhet të na turpërojë sepse mesazhin e tij për unitet ne nuk e zbatuam , e sot përçarja dhe bajraktarizmi primitiv ende janë fuqishëm prezent prandaj armiqët na godasin ne nga paaftesia jonë .

Nese nuk reflektojmë për mirë , do i kemi punët keq atdheun viset e saja mërgaten duhet ruajt si sytë duke mbajtë gjallë shqiptarizmen dhe progresin tonë si komb i shumëvuajtur .

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.