Kuvendi e voton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Deputetët e Kuvendi të Kosovës sot e kanë miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se kjo pikë e rendit të ditës ka marrë 61 vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka mbajtur një aksion para objektit të Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar këtë pikë të rendit të ditës.

Go to TOP