Kushtrim Bajraktaraj shpallet kampion edhe në “Arnold Classic”

Bodybuilderi kosovar Kushtrim Bajraktaraj ka arritur edhe një sukses në këtë sport.

Ai ka arritur që në garën më prestigjioze, që njihet si “Arnold Classic”, ta fitojë vendin e parë duke u shpallur edhe kampion në kategorinë deri në -80 kilogramë.

Bajraktaraj medalje ka fituar edhe në kampionatet botërore, evropiane dhe ballkanike.

Deri më tani ka arritur të fitojë 12 medalje ndërkombëtare duke qenë sportisti më i suksesshëm në sportin e bodybuildingut, teksa ky konsiderohet si njëri ndër trofetë më të rëndësishme.

Go to TOP