Kosova

Kushtetuesja harxhoi 7.699.50 euro në dhurata

Gjykata Kushtetuese ua ka dëshmuar bujarinë disa prej mysafirëve që kishin marrë pjesë në përvjetorin e nëntë të saj, të organizuar fundvitin e shkuar në Prishtinë. Ata nuk ishin lëshuar pa dhurata.

Fatura e secilës prej 45 dhuratave të shpërndara në fund të kësaj ngjarjeje kishte vlerën 171.10 euro. Kësisoj, për këtë qëllim 7.699.50 euro ishte totali i harxhuar nga buxheti i shtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kushtetuesja nuk e kishte rrudhur dorën në asnjë shpenzim për këtë eveniment. Harxhimet e bëra janë gati sa ato që Qeveria i kishte shpenzuar për të shënuar 9-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për aktivitetet e realizuara, Qeveria kishte shpenzuar 70 mijë euro. Ndërkaq, kostoja totale e gjithë kremtes së Kushtetueses ka mbërritur në 54.360.67 euro.

Gjykata kishte firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, mbështetur në një ofertë të hotelit “Emerald”, përkatësisht kompanisë HIB Petrol nën kupolën e së cilës është hoteli. Marrëveshja titullohej si kontratë dhe në një kopje të saj Kushtetuesja i ka krijuar qasje “Kohës Ditore”.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort