Show Biz

Kush po e mban të re Betty White?

Aktorja 98-vjeçare, Betty White, është duke qëndruar në karantinë në shtëpinë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ku herë pas here e trajton veten duke pirë vodka martini, të shoqëruar me ‘pomfrit dhe hotdog’.
Betty White me shaka thotë se vodka e mban të re në moshë

Megjithatë, White nuk konsumon alkool në sasi të madhe.

“Asaj i pëlqen të bëjë shaka duke thënë se vodka e mbanë të re në moshë. I pëlqen ta imagjinojmë duke qëndruar në shtëpi e ulur në një karrige lëvizëse, duke pirë vodka martini dhe duke shikuar emisione televizive. Por në fakt ajo nuk e konsumon shumë alkoolin. Nuk është në karakterin e saj,” citohet të ketë thënë një burim i afërt i aktores.

Betty White beson se kriza e fundit globale shëndetësore, është një rast i mirë për njerëzit që të ndalojnë dhe t’i rivlerësojnë jetët e tyre, transmeton Koha.

Mesazhi i saj është që ta ngadalësojmë ritmin e jetës dhe ta shijojmë më shumë çdo moment, si me familje, ashtu edhe me miq dhe kafshët tona. Ajo gjithashtu thotë se pandemia e koronavirusit është mjaft serioze, por njerëzit kanë kaluar edhe nëpër situate më të vështira. Sipas aktores, me këtë pandemi natyra po na këshillon t’i marrim gjërat më shtruar dhe të jemi më të konsiderueshëm ndaj ambientit që na rrethon.

E shquar si një prej aktoreve më të dashura të Hollywoodit, e pëlqyer nga të gjithë, si publiku ashtu dhe kolegët e saj, Betty White, kohën në karantinë e ka kaluar kryesisht duke lexuar gazeta dhe duke plotësuar fjalëkryqe.