SHËNDETËSIA

Kush kalon Covid-in është i mbrojtur për të paktën 5 muaj

Shumica e njerëzve që e kanë kaluar Covid-19, janë të mbrojtur nga infektimi sërish për të paktën pesë muaj.

Sipas BBC, ky është përfundimi i dalë nga një studim i Shëndetit Publik Anglez.

Personat e infektuar kanë 83 përqind më pak shans që të infektohen sërish, krahasuar me ata që nuk e kanë kaluar virusin.

Por ekspertët paralajmërojnë se njerëzit që janë infektuar, mund të infektohen sërish dhe mund të infektojnë të tjerët.

Profesoresha Susan Hopkins, që udhëhoqi studimin, tha se rezultatet janë inkurajuese, pasi tregojnë se imuniteti zgjat më shumë nga sa druheshin njerëzit. Por ajo thotë se mbrojtja nuk është absolute.

Veçanërisht shqetësues ishte fakti se disa persona të ri-infektuar, kishin nivele të larta të virusit në trup, edhe pse nuk kishin simptoma. Në këtë mënyrë ata rrezikonin ta përhapin te të tjerët virusin.