Kosova

Kush ishte Xhemajlie Demaçi?

Xhemajlie Hoxha -Demaçi që vdiq të shtunën mbrëma, u varros të dielën në mesditë në Prishtinë.

Gruaja e disidentit Adem Demaçit, vuajti e sakrifikoi shumë në kohën sa Demaçi qëndroi në burg për 28 vjet, njofton Klan Kosova.

Ajo rriti e vetme dy fëmijët e saj, Shqiptarin e Abetaren, derisa u përndoq nga pushteti i atëhershëm që bëri përpjekje ta degradonte edhe nga pozita e mësueses.

Xhemajlia vdiq në moshën 79 vjeçare.