SPORT

Kush është trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien

Ish-trajneri i Real Betisit, Quique Setien, është emëruar trajner i Barcelonës, pas shkarkimit të Ernesto Valverdes. Pasi Xavi dhe Ronald Koeman i refuzuan ofertat nga ish-klubi i tyre, bordi i Barcelonës e zgjodhi spanjollin Setien për një kontratë deri më 2022, pas një fillimi të vështirë të këtij sezoni nën drejtimin e Valverdes.

E ardhmja e Valverdes në Camp Nou kishte qenë e pasigurt që një kohë, por presioni u shtua pas eliminimit të Barcelones nga Atletico Madridi në Superkupën e Spanjës.

Mediat botërore raportojnë se Barcelona fillimisht dëshironte ta emëronte Xavin për ta zëvendësuar Valverden, mirëpo trajneri aktual i Al Saddit bëri të ditur se kthimi i tij në Barcelonë mund të ndodhë vetëm gjatë verës.

Megjithatë, Setienit i është dhënë kontratë deri në fund të sezonit 2021/22 – duke i shuar gjasat që Xavi të kthehet në Camp Nou në fund të këtij sezoni.

Ish-trajneri i Rral Betisit u zgjodh para trajnerit të Barcelonës B dhe ish-futbollistit, Fracisco Garcia Pimienta.

Kush është Quique Setien?

Setien ishtë një mesfushor i talentuar për Racing Santander, klubin e tij të vendlindjes, ku i kaloi tetë vjet – duke i bërë 205 paraqitje dhe duke kontribuar me 25 gola.

Ai i kaloi disa periudha të suksesshme edhe në Atletico Madrid dhe Logrones, ndërsa në fund u pensionua në Levante.

61-vjeçari e filloi edhe karrierën e tij si trajner me Racing në vitin 2000, pastaj me role menaxheriale në Poli Ejido dhe Logrones  para se të bëhej trajner i ekipit kombëtar të Guinesë Ekuadoriale. Ai e drejtoi edhe skuadrën e Lugos për pesë vjet, duke e arritur promovimin në Segunda Division B.

Spanjolli pastaj e mori drejtimin e Las Palmas, të cilët i shpëtoi nga rënia nga liga qysh në sezonin e tij të parë dhe përfundoi në pozitën e 11-të në tabelë.

Në sezonin e tij të dytë me Las Palmas ai synoi kualifikimin në Evropë, por skuadra dështoi në pengesat e fundit në La Liga – edhe pse Setien kishte arritur ta instalojë një stil të ri loje në skuadër, që definohej nga posedimi i topit.

Kjo periudhë e suksesshme e tij e zgjoi vëmendjen e Real Betisit, që e emëroi atë trajner permanent në vitin 2017. Në sezonin e tij të parë në klub, ai e ktheu Betisin në Evropë, duke u radhitur i gjashti në tabelë dhe duke e siguruar në Ligën e Evropës.

Stili me posedim të madh të topit është identifikues për skuadrat e tij. Ai e preferon formacionin 4-2-3-1 dhe thekson vazhdimisht rëndësinë e sulmit. Nuk është rastësi që ai është krahasuar me legjendës e Barcelonës, Johan Cruyffin, të cilin e ka adhuruar që një kohë të gjatë.

Tani, atij i është ofruar sfida për ta drejtuar skuadrën e Barcelonës – klubit ku u lind stili i lojës të cilin ai e do aq shumë.


//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483