Kosova

“Kush është agjenti i AKI-së që po trazon politikanët në Prizren?!”

Agjencioni i Inteligjencës se Kosovës – AKI, kishte raste ku njerëz të papërgjegjshëm shkonin dhe paraqiteshin në emër të këtij institucioni, kishte raste ku edhe falsifikonin dokumente dhe paraqiteshin si agjent të AKI-së, por ky institucion kishte marr masa ndaj këtyre dukurive negative të cilat po dëmtonin imazhin e këtij institucioni.

Vite me parë, kishte arrestuar një të ashtuquajtur agjent i AKI-së i cili kishte falsifikuar edhe dokumentin dhe ishte paraqitur në shumë raste si punëtor i saj.

Ndonëse “spiunët” nuk do të duhej të identifikohen, njëri nga këta nuk e ka problem të paraqitet edhe publikisht, edhe pse ka shumë dyshime nëse ai vërtetë është agjent i AKI-së ose jo?

Në zona të ndryshme të Kosovës, në disa raste paraqiten si bashkëpunëtor ose punëtor të këtij institucioni. Një rast i cili ende nuk është konfirmuar, po ndodh në Prizren. Nën petkun e AKI-së, po përdorin autoritetin dhe po shkaktojnë panik tek qytetarët dhe mundohen të ushtrojnë ndikimin e tyre dhe presionin edhe tek politikanët dhe gazetarët.

Kosova.info në ditët në vijim do të ju sjell detaje nga ky rast…!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.