SPORT

Kush do të bëhët kapiten i Juventusit

Juventusi ka vendosur që t’ia zgjatë kontratën Paulo Dybalas deri në qershor të vitit 2025 dhe planifikon që ta bëjë atë fytyrën kryesore të klubit dhe kapiten në të ardhmen.

Sipas Tuttosport, bisedimet me agjentin e tij kanë nxjerrë përfundim pozitiv, ashtu që marrëveshja pritet të nënshkruhet në gusht, para fillimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Në verën e kaluar, La Joya ishte në prag të largimit, mirëpo në fund vendosi të luftonte për vendin e tij te Bianconerët.

Vendimi i tij ishte i drejtë, pasi këtë sezon ka qenë në formë të shkëlqyer nën urdhrat e Maurizio Sarrit, madje duke luajtur edhe si qendërsulmues.

26-vjeçari i ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruara 13 asistime në të gjithë garat këtë sezon, në 41 takime të zhvilluara.

Kontrata aktuale skadon në vitin 2022, prandaj pritet ta vazhdojë edhe për tri vite të tjera. Mbi të gjitha, Dybala do të bëhet fytyra e brendit dhe reklamave të klubit, me një rol për t’u shndërruar në kapiten në të ardhmen. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483