Kosova

Kusari: Urgjentisht të lirohen gazetarët e Insajderit, intervistimi i tyre shkelje flagrante e ligjit

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari ka thënë se intervistimi i gazetarëve të Insajderit sot nga policia është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave, teksa ka kërkuar që ata të lirohen urgjentisht.

Kusari ka thënën se prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve pa urdhër të gjykatës.

“Intervistimi i gazetarëve të Insajderit me qëllim të zbulimit të burimit të tyre është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve pa urdhër të gjykatës. Urgjentisht duhet të lirohen gazetarët e Insajderit dhe duhet të fillohen procedura disiplinore kundër policëve dhe prokurorëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve”, ka thënë ajo./GazetaExpress/