Kosova

Kusari-Lila: VV ka deklaruar se të vetmin koalicion do ta kenë me qytetarët

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila ka thënë se subjekti që ajo përfaqëson të vetmin koalicion partneriteti për qeveri do ta kenë me qytetarët e Kosovës.

Kështu është shprehur ajo në Rubikon me Adriatik Klemendin në Klan Kosova pasi deklaratave të Kreut të PDK-së Kadri Veseli, se VV e LDK i kanë dërguar njerëz për të formuar koalicion bashkëqeverisës.

”Lë shumë për të dyshuar një deklaratë e tillë në këtë format. Duhet të pyeten drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje por ata kanë deklaruar që të vetmën koalicion apo aleancë do ta kenë me qytetarët e Republikës së Kosovës”.

”Por çfarë do që mund të ndodhë me një qeveri, me mandatar të një subjekti politik pa shkuar në proces zgjedhor, nuk ka qeëndrueshmëri, nuk ka stabilitet dhe asnjë vlerë demokratike dhe asnjë mundësi për çfarëdo procesi me peshë nuk mund të realizohet”.

”Është për keqardhje që krejt në këtë proces e cila është besu që më 6 tetor, ka një platform tjetër në këtë rast është LDK”.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dooloust.net/4/3473483