Kosova

Kusari-Lila: Shteti nuk është duke e menaxhuar si duhet gjendjen e rënduar me Covid-19

Kryetarja e Aleancës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se virusi Covid-19 është vrarë dhe duke u shpërndarë në numër të paparë më herët në Kosovë.

“12 vdekje për 24 orë dhe 178 raste pozitive nga 346 testime, është numër alarmant”.

“Pak po kemi kujdes, pak po testohen, ndërsa shteti nuk është duke e menaxhuar aspak si duhet këtë gjendjen e rënduar”.

“Nëse oksigjeni fillon të ju cenohet pacientëve në nevojë pasi mund të këtë mungesë, situata përshkallëzohet në kaotike në të gjitha klinikat tona”.

“Mantelbardhët janë më të rënduarit dhe më të rrezikuarit që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Sistemi i dëmtuar shtetëror dhe ai i shëndetësisë po tregojnë shenjat e mosqëndrueshmërisë dhe të kollapsit”, ka shkruar Kusari-Lila në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Fundjavë e rëndë në Kosovë

Virusi po vret dhe po shpërndahet në numër të paparë më herët në Kosovë.
12 vdekje për 24 orë dhe 178 raste pozitive nga 346 testime, është numër alarmant.
Pak po kemi kujdes, pak po testohen, ndërsa shteti nuk është duke e menaxhuar aspak si duhet këtë gjendjen e rënduar.
Nëse oksigjeni fillon të ju cenohet pacientëve në nevojë pasi mund të këtë mungesë, situata përshkallëzohet në kaotike në të gjitha klinikat tona.
Mantelbardhët janë më të rënduarit dhe më të rrezikuarit që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Sistemi i dëmtuar shtetëror dhe ai i shëndetësisë po tregojnë shenjat e mosqëndrueshmërisë dhe të kollapsit.
Me 12 vdekje dhe 178 raste pozitive në 24 orë, me 0 deklarata nga Ministri i Shëndetësisë, kjo është më keq se kurrë më parë.
Këtu shihet si vret mungesa e kompetencës, mungesa e përgjegjësisë dhe mos marrja seriozisht e pandemisë e cila tani në numër alarmant po merrë jetë njerzish.

Kosova hyri në listë të zezë për numër të rasteve të infektuara nga vendet Evropiane. Ironikisht, duket se të gjithë u qetësuan, sikur na kanë thyer dhe nënçmuar aq gjatë, sa e kishim vështirë të besonim se jemi të denjë të vlerësohemi për situatën e menaxhuar mirë muaj më parë.
Në lista të zeza ndihemi rehat se nuk ka nevojë të mundohemi për standard me të mirë. Prej kur filloi përshkallëzimi i situatës për të keq edhe partia tjetër opozitare u qetësua, nuk mbajnë konferenca për media dhe as nuk etiketojnë ministrin e shëndetësisë i cili më shumë i shetit komunat e Kosovës për fushatë se sa që e pamë e ndëgjuam të merr ndonjë vendim përmbajtësor për pandeminë.

Ditë të rënda për Kosovën, por jo të pashpresa. Duhet t’i kthehemi me seriozitet situatës së pandemisë dhe masave të reja, ligjit për parandalimin dhe luftimin e Covid – 19 dhe natyrisht legjitimitetit të sovranit sapo të krijohen kushtet e para të volitshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.