Kosova

Kusari-Lila: Qeveria e re do të varet nga votat e Listës Serbe dhe PDK-së

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, ka qenë i pozicionuar hapur që të ndërpresë mandatin e Qeverisë Kurti dhe që vendi të ketë një Qeveri tjetër.

Për Qeverinë re që mund të krijohet nga LDK, bashkë me AAK-në, Nisman Socialdemokrate dhe partitë tjera, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ajo do të jetë Qeveri a pakicës, njofton Klan Kosova.

“Përveç Presidentit e kemi edhe rrethanë tjetër politike – një Qeveri tjetër, që do të varet nga votat e Listës Serbe dhe PDK-së që si e tillë formon destabilitet në vend”, ka thënë Kusari-Lila, njofton Klan Kosova.

“Do të kishim Qeveri të pakicës e formuar që në varshmëri të plotë  në votat e LS dhe Beogradit. Hapi i parë është që kërkohet prej saj është heqja e reciprocitet që ka qenë pikë e marrëveshjes në mes të LVV dhe LDK-së”.

Në Rubikon ajo ka thënë se mocioni i iniciuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë është bërë me plan.

“Nuk ka qenë përcaktimi që të vazhdohet puna e Qeverisë. Ka pasë sfida në qeverisje që edhe unë do t’i bëja ndryshe. Në një element që askush nuk e ka kontestuar janë reformat në vend dhe lufta ndaj korrupsionit. Kabineti Kurti nuk kanë pasur plan të bëheshin milionerë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.