Kosova

Kusari Lila e ashpër ndaj qeverisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, kësaj here nga radhët e VV, në InfoD në DTV, ka qenë shumë e ashpër me qeverinë.

Ajo tha se eshë për herë të 7 shtatë nuk e kanë votën për Rimëkëmbje.

“Pakoja prej 400 milionë euro ende nuk ka vlerësim financiar. Koalicioni qeverisës dje u dorëzua para PDK-së, madje duke lejuar që kjo parti të thërret seancë për nesër. Zgjedhjet e 6 tetorit LDK i kanë marrë ato vota duke thanë kurrë ma me PDK. Ndërsa në anën tjetër dorëzohen para PDK-së”, tha ajo.

Sipas saj, kjo qeveri totalisht është e dështuar, nuk ka vullnet dhe as përkushtim për të menaxhuar këtë situatë.

“Masat e ndërmarra asnjë here nuk kanë qenë në koordinimi me të drejtat elementare dhe duke dështuar pasi që po e shohim se tash më kemi pasoja të rënda në të gjitha aspektet. Shiheni Spitalin e Gjakovës ku mbet pa oksigjen, të cilat edhe vetë i kanë ble pacientët. Nëse kjo është menaxhim, atëherë si është keqmenaxhimi?”.

Kusari Lila tha se, qeveria nuk shpërndau mjete që kishin në llogari për bizneset, ju e shihni se cak kanë bërë me ndarjen e mjeteve për dy muaj por të cilat nuk i shpërndanë pa bërë presion për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Jam e ashpër në kritikë, por pa ofendime dhe sharje ndaj askujt. Ndërsa sot e ke një aktualitet ku nuk mbetet asnjë formë e ofendimit, sharjet e fyerjet sidomos ndaj gjinisë femërore”.

“Saranda Bogujevci nuk ka çka të viktimizohet ajo veç ka qenë viktimë e forcave serbe”, per te shtuar se, “Sot ai u fsheh me personat me aftësi të kufizuar. Paramendimi i tij për të bërë skandal, por që nuk ja arriti tash më Driton Selmanaj është i përfunduar politikisht”.

Kusari Lila tha se, PDK e mbështeti rrëzimin e Qeverisë Hoti, dhe opozitarizmi i tyre nuk ka ndodh ndaj qeverisë aktuale por ndaj asaj Kurti edhe pse tashmë nuk është.